ShowBiz

Pushime si këto, Luana Vjollca shëtitet me helikopter privat

Luana Vjollca po shijon në maksimum pushimet.

Luana Vjollca po bën pushime të paharruara, e këtë gjë e vërteton më së miri përmes fotografive që ndan me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Para disa minutash, moderatorja postoi fotografi të reja, kësaj radhe nga shëtitje me helikopter privat.

Luana dukej e lumtur teksa pozoi pranë helikopterit e veshur me një fustan të shkurtër, i cili ia vinte në pah këmbët.

Më tej, ajo postoi foto edhe brenda helikopterit, ku dukej tejet joshëse teksa sytë i kishte mbuluar me syze.

Kujotojmë se Luana Vjollca nuk është e angazhuar në ndonjë projekt televiziv, por ajo gjatë kësaj kohe ishte shumë aktive me këngë të reja. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli