Aktuale

Pusetat nuk e përpinë ujin, kolona të gjata në Lakrishtë

Më pakë se një orë ra shi pasditen e sotme në Prishtinë, ose konkretisht prej orës 16:00 deri adër 17:00. Por, në Prishtinë komunikacioni po zhvillohet më shuam vështirësi edhe pas reshjeve.
Në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, konkretisht tek rrethi që dërgon për në Fushë Kosovë janë krijuar radhë të gjata të veturave.

Uji ka arritur deri në trotuar, ndërsa pusetat nuk po e përpinë. /Lajmi.net/