Aktuale

Punojnë me të burgosur, po nuk iu paguhet rrezikshmëria

Një varg ankesash ka paraqitur Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në drejtim të menaxhmentit të këtij shërbimi dhe Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të së cilës funksionon.
Por kryetari i kësaj sindikate, Zenun Sadikaj, i ka thënë gazetës se ankesat e tyre nuk janë marrë asnjëherë parasysh, shkruan sot Koha Ditore.

Mospagesa e rrezikshmërisë për punëtorë të caktuar, mospapesa e shtesave për punëtorë që punojnë si ushtrues detyre të pozitave të caktuara, mossistematizimi i vendeve të punës, mospagesa e gjashtë pagave për familjen për persona që kanë vdekur në vendin e punës e mosharmonizimi i koeficientëve të pagave për punë të njëjta, janë disa prej ankesave që Sadikaj ka thënë se i ka përcjellë edhe tek menaxhmenti.

Ai ka folur për disa nga parregullsitë që, sipas tij, e kanë përcjellë këtë Institucion për vite me radhë. “Janë rreth 100 punëtorë që nuk iu paguhet rrezikshmëria që ju tak
Një tjetër ankesë që ai e ka pasur ka qenë edhe mossistematizimi i vendeve të punës.