Një gyp ka shpërthyer në rrugët “Luan Haradinaj” dhe Kosta Novakoviq” të kryeqytetit duke lënë pa ujë të pijshëm disa lagje.
Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e sanuar gjendjen.
“Në orët e hershme të mëngjesit sot ka pëlcitur një gypi i ujësjellësit me diametër 300 mm, i cili furnizon qendrën dhe zonat përreth me ujë të pijshëm. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjeti të ujit janë në vendin ngjarjes për ta sanuar defektin, por sipas ekipeve sanimi do të zgjasë tërë ditën”.
Mjeku kërkoi mirëkuptim nga qytetarët pasi pëlcitja e gypit ka ndodhur krejt papritur.
Si pasojë e kësaj rrugët pranë gypit janë mbuluar nga një sasi e madhe uji.