Aktuale

Punimet në autostradën “Arbër Xhaferi” përfundojnë vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

Pas nënshkrimit të kontratës, ministri Lekaj ka thënë se kanë marrë premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë.

“Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidh Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka thënë ai.