Aktuale

Punëtori rrëzohet nga kati i pestë, lëndohet rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, gjatë punimeve në një objekt ndërtimor nga kati i pestë është rrëzuar punëtori i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Inspektori Komunal i Punës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar./KP