Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë sot punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prishtinë, në amfiteatrin e bibliotekës kombëtare Pjetër Bogdani, me fillim në ora 09:30.
Sipas njoftimi për media, në punëtori do të mblidhen të rinjtë e moshës 16 deri 25 vjeç për të inkorporuar teknikat projektuese të të menduarit për të pajisur pjesëmarrësit me njohuri që të angazhohen në trashëgiminë kulturore në një mënyrë inovative.
Pjesëmarrësit do të mësojnë si të hartojnë zgjidhjet e tyre për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe si ti zbatojnë ato në veprim.
Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës do ta hapë ngjarjen me një fjalë rasti si dhe gjatë punimeve do të ketë prezantim nga përfaqësues të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë. Pasdite, rreth orës 15:00 pjesëmarrësit do të vizitojnë Muzeun Etnologjik./KosovaPress/