Aktuale

Punëtoret e Trepçës në përkrahje të protestës së Vetëvendosjes

Punëtorët e minierës së Trepçës në Mitrovicë, i janë bashkuar protestës së Lëvizjes Vetëvendosje sot, kundër idesë së korrigjimit të territorit me Serbinë.
Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nora Fetoshi ka postuar një fotografi ku shihen punëtorët me flamuj të Trepçës dhe flamuj kombëtarë duke marshuar drejt Prishtinës.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu./Lajmi.net/