Rrjeti i OJQ-ve AVONET informon opinion publik se ka marrë me shqetësim informatën se kompania Beklet&Enka e cila tashmë është duke kryer punimet e autostradës, nuk respekton Ditën e Përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Kjo kompani nuk ka respektuar shumë prej ditëve të festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
Andaj AVONET, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Infrastrukturës që të merr masa ndaj këtij veprimi nga kompania Beklet&Enka dhe të ndëshkohet.