Rajon & Botë

Puigdemont ka pesë ditë kohë për të deklaruar nëse ka shpallur pavarësinë

Qeveria spanjolle i ka kërkuar udhëheqësit katalonas, Carles Puigdemont që brenda pesë ditëve të deklarojë nëse Katalonia e ka shpallur pavarësinë, njofton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

Po ashtu Qeveria spanjolle ka njoftuar se, nëse Puigdemont konfirmon se e ka shpallur pavarësinë, ai do të ketë tre ditë kohë për të korrigjuar vendimin./KosovaPress/