Lideri i Ktalonisë, Carles Puigdemont ka sulmuar mbretin Felipe VI të Spanjës për “injorimin e qëllimshëm të miliona katalonasve”.
“Ky moment kërkon ndërmjetësim”, tha ai dhe shtoi se Katalonia mund të shpallte pavarësinë javën e ardhshme.
Mbreti Felipe bëri fjalimin e tij televiziv natën e së martës, duke e quajtur të fshehtë dhe jodemokratik referendumin katalonas të së dielës.
Njëzet e katër orë më vonë, Puigdemont pohoi se mbreti kishte hedhur poshtë një rol ndërmjetësues që iu jep kushtetuta spanjolle.
Qeveria katalane ka thënë se do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshëm të parlamentit katalon të hënën, për të diskutuar mbi rezultatin e referendumit.
Ndërsa qytetarët katalonas votuan pro pavarësisë në gati 90%, por rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar. Pjesëmarrja në votim është vlerësuar në 42%.