Është fejuar mbrëmë e Lule Mustafa.
Motra e vogël e Sahide dhe Safete Mustafës, mbrëmë është fejuar me Albanin, shkruan lajmi.net.
Ekipi i emisionit “Mirage” ishte i pranishëm në ndejën që u organizua për fejesën e këtij çifti.
Të pranishëm në këtë fejesë ishin edhe emra të njohur të skenës muzikore, ku disa prej tyre u kujdesën edhe për argëtimin e të ftuarve.
Në storien e përgatitur nga “Mirage”, do të keni mundësi të shikoni se si ishte atmosfera në këtë fejesë, kush ishin të ftuarit dhe cilat ishin urimet e tyre për këngëtaren.
Po ashtu, mund të mësoni edhe se çfarë tha Lulja para kamerës sonë.
Në linkun e mësipërm mund ta shihni storien e plotë nga fejesa e Lule Mustafës. /Lajmi.net/