ShowBiz

Publikohet video, Enca duke u puthur në prapaskenë me modelin portugez

Kënga ‘Dua’ aktualisht ka 14 milionë klikime në Youtube.
Këngëtarja Enca Haxhia para shtatë muajsh e ka publikuar këngën e saj ‘Dua’ në të cilin ka ardhur me skena të nxehta me modelin portugez, shkruan lajmi.net

Tash kur ka kaluar kohë duket se Encën e ke kapluar malli i puthjeve të modelit në fjalë, andaj ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit pak nga prapaskenat.

“Sapo kuptova që nuk i kam publikuar asnjëherë prapaskenat e videoklipit ‘Dua’”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj videoje në Instagram.

Edhe kënga e saj e fundit me Don Phenom ka rezultuar me sukses.

‘Kujt po i han’ e sjell Encën shumë joshëse në klip dhe deri tani ka mbledhur më shumë se 3 milion klikime në Youtube./Lajmi.net/