ShowBiz

Publikohet trailer me pamjet e para të dokumentarit të Lorik Canës

Në ditën e premierës së dokumentarit “Lorik”, ish-futbollisti Lorik Cana zgjodhi të ndajë një pjesë të tij edhe me 377 mijë ndjekësit e tij në “Instagram”.

Në filmin dokumentar të realizuar nga gazetari Andi Deçka, është vetë Loriku që rrëfen historinë e jetës së tij, duke përshkruar të gjitha etapa e rëndësishme.

Filmi nis me pamje të Gjakovës, duke na kthyer në fëmijërinë e ish-futbollistit teksa shkonte pas topit të futbollit. Më tej, zbulohen një e nga një sukseset e Canës në fushën e gjelbërt si, transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht Kombëtarja Shqiptare përmes imazheve të rralla të shfaqura.

Loriku nuk është i vetëm në këtë film dokumentar, pasi të gjithë personat që kanë qënë një mbështetje e madhe për të kishin shumë për të thënë për ish-futbollistin.

View this post on Instagram

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

the authorBurbuqe Metolli