Nëna e Ritës postoi një imazh të ëmbël bashkë me vajzat.
Rita Ora sot është ndër emrat më të njohur të industrisë së muzikës, por që asnjëherë nuk i harron rrënjët nga vjen, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja kohë pas kohe publikon fotografi nga fëmijëria, bashkë me familjen e saj, ku kujton disa prej momenteve më të bukura nga e kaluara.
Së fundi, ishte nëna e saj, Vera, ajo e cila postoi një imazh bashkë me Ritën dhe Elenën, foto që supozohet të jetë shkrepur gjatë pushimeve të tyre.
Nëna e Ritës gjatë kësaj kohe po qëndron në vijën e parë bashkë me mjekët në Britani, kurse Rita është vetizoluar në një shtëpi me qira.
Për ndryshe, Rita së fundi ka filluar punën në shtëpi për albumin e saj të tretë. /Lajmi.net/






















