Aktuale

Publikohet fotografia e parë nga momenti i gjetjes së 2 vjeçarit nga Malisheva

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, në vazhdimësi gjatë ditës së sotme është marrë me rastin e humbjes së vogëlushit 2 vjeçar nga Malisheva.

Tianin e vogël e ka gjetur në mal, Astrit Kryeziu, në gjendje të mirë shëndetësore, derisa është dërguar për një kontroll në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë.

Pacolli ka thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit, prandaj nuk duhet paragjykuar prindërit.

“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit”, ka shkruar Pacolli./Express/

the authorGazetaKNN