Aktuale

Publikohen vendimet e kundërligjshme të Këshillit Gjyqësor

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), do të publikojë gjetjet e monitorimit të veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

IKD në konferencën e me titull “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial”, do të njoftoj për vendimet e kundërligjshme dhe mungesën e legjitimitetit, të cilat po rrezikojnë funksionimin e ligjshëm të dy këshillave, duke krijuar pasiguri juridike edhe pasoja të mëdha për sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“IKD gjatë kësaj konference do të prezantoj raportin preliminar me gjetjet kryesore të shkeljes së ligjeve bazike të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Raportet e IKD-së janë rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial. Ky projekt mbështet nga Ambasada Britanike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKD-së./KosovaPress/