Aktuale

Publikohen të gjeturat e politikave lokale shëndetësore në Kosovë

Sot organizohet tryeza “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, që organizohet nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Prishtinë.

Në këtë tryezë do të prezantohet hulumtimi “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë – Zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare”, i cili do të pasohet me një diskutim të hapur në mes të pjesëmarrësve.

Ky hulumtim adreson mangësitë dhe zbrazëtirat e kornizës ligjore dhe zbatimit praktik të kujdesit parësor shëndetësor dhe në të njëjtën kohë jep rekomandime konkrete për përmirësimin e shërbimit të kujdesit parësor shëndetësor.

Në tryezë pjesëmarrës do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Dr. Skënder Syla, përfaqësues të qendrave të mjekësisë familjare, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, OBSH-së dhe KADC-së./KosovaPress/