Rajon & Botë

Publikohen pamjet e para të torturës që po iu bëhet luftëtarëve të ISIS’it nga autoritetet irakiane (Video)

Qindra militantë të ISIS që u arrestuan nga autoritetet irakiane janë duke u mbajtur në burgje të cilat kanë kushte të tmerrshme, raportoi “AP” pasi kishte vizituar një burg në jug të qytetit të Mosulit, i cili u çlirua kohët e fundit.

Mbi 370 persona të dyshuar të cilët kanë luftuar për grupin terrorist të Shtetit Islamik (ish ISIS/ISIL) janë duke u mbajtur të burgosur.

Burgu kishte marrë 1,150 të burgosur gjatë tre muajve të fundit, por gati gjysma e tyre ishin dërguar në kryeqytetin iraken Bagdad për t’u hetuar, njoftoi agjencia “AP”

Pamjet ekskluzive të “AP”-së nga burgu tregojnë një dhomë të mbushur me qindra burra, disa prej tyre të zhveshur dhe të ulur në dysheme.

Stafi i burgut tha për “AP” se shumë nga të paraburgosurit vuanin nga sëmundjet e lëkurës dhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Objekti i burgut mbetet pa energji elektrike shumicën e kohës, dhe nuk ka ventilim për ajrosje dhe dritare, njoftoi “AP”.