ShowBiz

I publikohen mesazhet erotike, shpërthen aktorja shqiptare (Foto)

Duket se dita e sotme nuk ka nisur mirë për aktoren Eliona Pitarka. Në media janë publikuar disa biseda erotike, ku ajo shfaqet duke biseduar sipas mediave me një djalë të pasur. Por aktorja ka reaguar duke u shprehur se asnjë nga këto…

Duket se dita e sotme nuk ka nisur mirë për aktoren Eliona Pitarka. Në media janë publikuar disa biseda erotike, ku ajo shfaqet duke biseduar sipas mediave me një djalë të pasur. Por aktorja ka reaguar duke u shprehur se asnjë nga këto biseda nuk ishte e vërtetë.

“A ju vjen turp, a jeni ne terezi ?! A keni cipe a keni familje a cfare dreqin keni ju ?! Qe plasni nga smira dhe zilia dhe jeni te mbushur me helm e vrer kundrejt meje (edhe pse e cuditur per arsyjen) e kam marr vesh! Por qe te arrini deri ketu sa te shpikni biseda te tilla te shemtuara e te neveritshme nuk ma kishte marr mendja!

Kush dreqin mund ta besoj qe une i paskan lene per ti bere ne fb keto biseda o injorante njerez ! Me vjen shume keq qe paskeni perfshire dhe nje koleg e nje familjar ne kete llumin tuaj ! Nje njeri me dy fije mend ne koke e kupton qe keto jane biseda te shpikura nga profile fallco vetem per te me dëmtuar!,”-ka shkruar Eliona në profilin e saj në rrjete sociale.