Vetëm në pak ditë, kënga e dyshes ka arritur të dëgjohet më shumë se 1 milion herë.
Këngën që po dëgjoni gjithandej këto ditë, ka titullin ‘Psikopatja jote’ dhe është prezantuar këtë të dielë si këngë konkurrente në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Për këtë hit të padiskutueshëm të muzikës shqipe janë bërë bashkë këngëtarja Fifi dhe reperi shumë i dashur, Mc Kresha, shkruan Gazeta Express.
Kënga është prezantuar dhe publikuar në Youtube gjatë ditës së dielë dhe gjatë këtyre ditëve ka arritur të shikohet e dëgjohet mbi 1 milion herë.





















