ShowBiz

Pse po i shmangen publikut Katie dhe Jamie?

Katie Holms dhe Jamie Foxx vazhdojnë të mbajnë të pakonfirmuar lidhjen e tyre, transmeton KosovaPress.

Për vite ka pasur thashetheme për romancën e tyre, por ata ende nuk kanë konfirmuar ose përgënjeshtruar statusin e marrëdhënies së tyre.

Por, një burim ka bërë të ditur se çifti është shumë i lumtur

“Ata janë me të vërtetë të lumtur dhe janë në dashuri të madhe”, ka thënë ky burim për E!.

Po sipas këtij burimi, çifti është duke bërë gjërat e tyre si zakonisht, duke mos dhënë shumë informacione për publikun.

A mund të presin fansat të shohin Katie dhe Jamie përfundimisht në publik? Sipas këtij burimi, një gjë e tillë fatkeqësisht është e pamundur.

“Katie dhe Jamie nuk do të flasin për bashkimin e tyre. Ata pëlqejnë privatësinë e tyre”, ka thënë burimi.