Është thënë shpesh se produktet e peshkut me ato të qumështit nuk duhet konsumuar së bashku.
Kjo pasi besohet se përbërësit e peshkut dhe ato të qumështit kur përzihen mund të shkaktojnë helmim.
Megjithatë, nuk ka të dhëna të sakta dhe studime që provojnë një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.
Shumë persona shmangin produktet e qumështit si vetë qumështin, djathin apo kosin kur hanë peshk duke besuar pikërisht në atë që thuhet.
Një gjë është e rëndësishme të thuhet se si peshku, ashtu edhe produktet e qumështit janë shumë të rëndësishme për organizimin e njeriut.
Se a është e rrezikshme të konsumohen së bashku, mbetet të vërtetohet nëse del ndonjë studim më i ri në lidhje me këtë./Indeksonline/