Gjyshi dhe gjyshja si nga ana e mamasë, por edhe nga ana e babait luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e një fëmijë.
Ata janë gjithmonë aty, teksa të presin me dashuri dhe sigurisht me diçka në dorë për të ngrënë.
Mirëpo, marrëdhëniet me gjyshërit, jo çdo fëmijë i ka njësoj.
Çfarë duam të themi me këtë gjë? Me siguri edhe ju keni një gjyshe apo gjysh të preferuar, qoftë ai/ajo nga ana e babit ose e mamit.
Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje të veçantë të nipërve dhe mbesave me gjyshet nga ana e mamit.
“Bright Side” ka publikuar disa teori vërtet interesante pse një fëmijë është më shumë i lidhur me gjyshen nga ana e mamit:
Çfarë marrim nga gjyshërit tanë?
Sipas gjenetikës, gjyshërit ndajnë 25% të ADN-së së tyre me nipërit dhe mbesat. Ne trashëgojmë gjenet tona nga gjyshërit meshkuj, por edhe nga gjyshet.
Sipas shkencës, gjyshërit nga ana e nënës kanë shkallën më të lartë të ndikimit tek pasardhësit.