Shëndetësi

Pse është i dobishëm konsumimi i akullores në mëngjes

Konsumimi I akullores në mëngjes, ndikon në përmirësimin e funksionit të trurit, kanë zbuluar së fundmi studiuesit japonezë.

Giosichiko Koga, profesor në Universitetin e Tokios ka kryer një eksperiment me student ku një pjese prej tyre i tha që të hanë akullore në mëngjes, ndërkohë që një pjese tjetër u tha të pinin vetëm ujë në orët e hershme të mëngjesit.

Rezultatet treguan se studentët që kishin ngrënë akullore, ishin më të aftë në zgjidhjen e problemeve, si nga shpejtësia ashtu edhe nga mënyra, ndërsa grupi tjetër nuk tregoi të njëjtat rezultate.

Sipas Koga-s, akullorja në mëngjes ndihmon në funksionimin e mendjes njerëzore, transmeton KosovaPress.