Kuriozitete

Pse ende nuk i kemi gjetur alienët? Këto janë arsyet

Ku janë alienët? Njerëzit ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me jashtëtokësorët.

Toka mund të jetë vetëm 1 prej 40 miliardë planetëve si Toka në galaktikë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse nuk kemi dëgjuar nga ‘alienët’?

Alienët mund të komunikojnë shumë më ngadalë ose shumë më shpejtë sesa njerëzit. Kjo do të thotë që ne nuk do të arrinim t’i kuptonim sinjalet e tyre si gjuhë, transmeton Gazeta Express.

Apo, mbase teknologjia që ne përdorim për të dëgjuar sinjale nga ta ka hyrë shumë vonë në funksion. Programi Seti dëgjon për sinjale të mundshme vetëm që nga viti 1984. Kjo do të thotë se çfarëdo sinjali më shumë se 32 vjet drite nga Toka është ende rrugës.

Mund të jetë edhe që hapësira është shuuuumë e madhe. Kjo do të thotë se duhet shumë kohë që sinjalet të udhëtojnë nga një civilizim i avancuar tek një tjetër.

Njerëzit posedojnë teknologjinë për t’i transmetuar mesazhet në hapësirë që pak më shumë se 100 vjet. Ne mund të zhdukemi para se këto mesazhe të arrijnë tek një racë alienësh. E njëjta vlen edhe për çfarëdo formash tjera të mundshme të jetës në univers.

Mbase kuptimi ynë i evolucionit është i gabuar? Dhe, qeniet inteligjente sikurse njerëzit janë jashtëzakonisht të rralla? Ne mund të jemi të vetmet qenie që mund të çojnë sinjale nëpër galaktikë.

Qeniet inteligjente po ashtu mund të shkatërrojnë vetveten – para se të arrijnë të kontaktojnë me alienët. Raca njerëzore ka flirtuar me holokaustin bërthamor në kulmin e Luftës së Ftohtë. Alienët mund të kenë pasur një situatë të ngjashme. Por, kanë zgjedhur holokaustin në vend të mbijetesës, transmeton Gazeta Express.

Një numër i vogël i alienëve tejet të avancuar mund të zhdukë format tjera të jetës para se të arrijnë të komunikojnë. Një racë e tillë mund të ketë teknologji të avancuar që mund t’i bëjë ata të pavërejtshëm nga metodat tona.

Kjo është më shqetësuesja: Alienët mbase e dinë që ne jemi këtu, por ne jemi të izoluar nga çfarëdo komunikimi. Ne mund të jemi si kafshët në kopsht zoologjik – të cilin alienët po e vëzhgojnë nga larg, për të parë se si po zhvillohemi.

A do ta dimë ndonjëherë nëse alienët ekzistojnë? Vetëm koha do të tregojë! /Express/