ShowBiz

Pse e duan familja Jashari më së shumti Leonora Jakupin?

Leonora Jakupi është ndër ato këngëtare që janë edhe tradicionale, edhe moderne. I ka kënduar luftës e lirisë, por edhe dashurisë e dhimbjes.

Leonora ka kënduar “A vritet pafajësia”, këngën që u shndërrua në himn të luftës, këngë rrëqethëse që na kujton atë kohë të tmerrshme.

Këngëtarja bukuroshe nga Drenica, i ka të freskëta pamjet e asaj kohe dhe e nderon me përulësi veprën e çlirimtarëve. Edhe i ati i saj është dëshmor i luftës për liri, shkruan “Kosovarja”.

Leonora çdo 28 nëntor, gjegjësisht në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, përherë është në Prekaz, në familjen Jashari për ti nderuar, për të qenë me ta.

Dhe, jo vetëm në këtë datë, por është gjithmonë aty edhe në “Natën e Zharrëve”, në ditë të pa shënuara, etj. Pra, ndryshe nga këngëtarët e tjerë që përditë e më shumë po mungojnë.

Leonora nuk e bënë për marketing, e bënë me zemër, andaj dyert e kësaj familje historike janë për herë të hapura për të.