Faton Topalli, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka ftuar në interpelancë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për t’u përgjigjur lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.
Në interpelancë, të cilën mund ta shihni më poshtë, Qeverisë i rekomandohet trefishimi i inspektorëve të punës dhe sigurimi i bazës Ligjore për Sigurimin e Fatkeqësive në punë, transmeton lajmi.net.
Përmes interpelancës gjithashtu kërkohet përshpejtimi i ndryshimit të Ligjit të Punës, dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë. /Lajmi.net/