Aktuale

PS: Ata që luftuan për Vetting-un, do të fitojnë edhe betejën e ardhshme

Partia Socialiste (PS) e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.