ShowBiz

Provokuese dhe e nxehtë: Kylie Jenner “çmend” rrjetet shoqërore

Kylie Jenner nuk ndalon së entuziazmuari fansat e saj.

Anëtarja më e re e familjes Kardashian, 19-vjeçarja Kylie Jenner pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo po i ecën në mënyrë të shkëlqyeshme. Ajo është mjeshtre e vërtetë për selfie njëjtë si Kim, por kësaj radhe ia ka kaluar edhe asaj, transmeton KosovaPress.

Në rrjetet shoqërore ka publikuar foton e re, e cila ka ngritur mjaft pluhur dhe ka hipnotizuar me miliona fansa. Kylie në këtë foto duket se ka “harruar” të mbulojë komplet “asetet” e saj, duke zgjuar në këtë mënyrë imagjinatën e publikut.

Në llogari të kësaj fotoje të bërë në ulësen e veturës, Kylie ka marrë më shumë se 2.2 milionë pëlqime.