Arsim & Kulturë

Provokimi me “Home Sweet Home”

Drama me titull ironik “Home Sweet Home”, e cila eksploron realitetin e pasluftës në Kosovë, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitet katër vjet pasi që konsiderohet i vdekur dhe rikthimi i tij i komplikon gjërat për më të afërmit dhe të dashurit e tij, të cilët kanë shijuar benefitet e të qenit familjarë të një martiri.

Ky koncept provokues, i cili praktikisht lidhet me një komedi të zezë apo satirë servohet në filmin e metrazhit të gjatë debutues të Faton Bajraktarit me skenar të dramaturgut Zymber Kelmendi (që ka shkruar edhe skenarin për “Tri dritare dhe një varje” nën regji të Isa Qosjes) dhe përfundimisht vjen në mënyrë didaktike dhe jobindëse, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e karakteristikave nga rajoni, ky film edhe më tej mund të shfaqet nëpër festivale. Pa asnjë paralajmërim, ish-mësuesi Agroni (Donat Qosja) paraqitet para derës në ish- shtëpinë e tij në fshatin jo shumë larg Prishtinës.

Ardhja e tij paraqet një shok të madh pasi që familja dhe miqtë kishin qenë shumë të bindur se ai ka vdekur në betejë saqë edhe kishin organizuar funeral për vdekjen e tij….