Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka vendosur të ndërpresë protestat tremuajshe kundër të ashtuquajturës Platforma e Tiranës.
Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të ngrenë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ata përkujtojnë presidentin Gjorge Ivanov për rolin e tij në momentin kur do t’ia ndajë mandatin liderit të LSDM-së, pas garancive që ky i fundit do t’i jep në emër të koalicionit për mos cenimin e karakterit unitar të Maqedonisë.
Protestuesit përcollën kryesisht kërkesat e partisë së Gruevskit, për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale. Protestat devijuan natën e 27 prillit kur në mënyrë të dhunshme u futën në Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.
Përpos disa protestuesve, Prokuroria deri tani nuk ka ngritur padi ndaj organizatorëve të protestës.