Është duke vazhduar protesta e organizuar nga shoqëria civile ‘Drejtësi për Astritin” para kuvendit të Kosovës.
Yll Rugova përfaqësues i shoqërisë civile ka deklaruar se përveç hetimit të pavarur, ata po kërkojnë edhe shkarkimin e ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Ai shtoi se kërkojnë nga kuvendi që të dalin me informacione konkrete se për çfarë arsye nuk dëshirojnë të mbajnë një seancë për Deharin nga kërkesa e 24 mijë nënshkrimeve të peticionit.
Rugova shtoi se janë dorëzuar edhe 150 mijë zarfe me peticione të tjera./KP