Protesta e thirrur për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Prizren ka filluar të mbahet.
Përkundër motit me shi, qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen para Burgut të Prizrenit, raporton Periskopi.
Protestuesve i është drejtuar edhe deputeti Albin Kurti.
Para dyerve të burgut janë vendosur forca policore, mirëpo situata është e qetë.
Protestuesit po vendosin në mur – dhe po mbajnë në duar parulla ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin. /Periskopi/
Tags:Astrit Dehari