Është duke u zhvilluar protesta e punëtorëve të KEK-ut të cilët po kërkojnë rritje të pagave. Shumë punëtorë të KEK-ut janë mbledhur në Sheshin Zahir Pajaziti nga ku do të nisen te Qeveria.
Ata po mbajnë në duar parulla të ndryshme si’ Duam ngritje të pagave’, ‘Qeveri këndellu Kosova nuk bënë pa dritë’.
Kryetari i sindikatës së re të koorporatës Elektroenergjitike e Kosovës, Rafet Osmani në një fjalim para protestuesve tha se kërkesat e punëtorëve të KEK-ut janë të arsyeshme.
“Kërkesat tona çdo herë kanë qenë të kapshme, të arsyeshme dhe përballueshme për korporatën dhe asnjëherë nuk kanë qenë që ta dëmtojnë vijën buxhetore dhe qendrueshmërinë e Koorporatës Energjetike të Kosovës, këtij gjigandi ekonomik të Kosovës”, tha Osmani, transmeton Gazeta KNN.
Ai shtoi se punëtorët e KEK-ut sakrifikuan çdo gjë nga vetja, shëndetin dhe jetën e tyre, vetëm e vetëm që KEK-u të jetoi dhe t’u shërbejë qytetarëve. / Gazeta KNN