Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burgim 20-vjeçarin Luftrim Musaj, i cili goditi dy këmbësore në Rrugën B e të dyja nga lëndimet e marra ndërruan jetë.
Ndaj kësaj kanë reaguar edhe shoqëritë civile në vend, madje ata kanë organizuar edhe protestë për këtë.
Me anë të një thirrjeje në rrjetet sociale, protesta do të mbahet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, nesër nga ora 12:00.
“Kjo protestë paqësore ka për qëllimin revoltimin në lidhje me vendimin e Gjjykatës Themelore në Prishtinë për viktimat Florijeta Rugovaj dhe Lindita Abdullahu. Kryesi i vepres i cili njihet edhe si recidivist u dënua me vetem 3 vite e 6 muaj burgim (dënimin mininal) ndonëse si pasaj e vepres se tij humben jetën dy persona”, thuhet në njoftim./FaktePlus