Pronarët e kiosqeve në Prishtinë do të protestojnë sot ë shenjë pakënaqësie lidhur me konkursin e shpallur për kiosqet nga Komuna e Prishtinës.
Protesta është paraljmeruar të mbahet para objektit të komunës së Prishtinës, me fillim prej orës 09:30.
Protestuesit po kërkojnë të ndryshohen kriteret për shfrytëzimin e kiosqeve.
Edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nxjerrë një vendim që i rekomandon Komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme në Komunën e Prishtinës, që të shmangë kufizimet e konkurrencës në treg, si dhe dhënien e mundësisë të gjitha ndërmarrjeve, duke mos i përjashtuar për arsye të kufizimeve financiare dhe domosdoshmërinë për të poseduar rrjetet e dyqaneve.