Nesër në Colmar të Francës do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.
Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.
Kjo shoqëri nëpërmjet një komunikate thotë se e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.
Shoqëria “Lëvizja” fton posaçërisht degët e saj në Francë, Zvicër dhe Gjermani, të tregohen në nivelin e mobilizimit, në mënyrë që protesta të jetë sa më masovike. Protesta mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë: 9 Avenue Raymond Poincare 6800 Colmar – France”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/