Aktuale

Protestohen për viktimat në Vragolli, bllokohet rruga

Rruga Prishtinë-Pejë ka qenë e bllokuar për më shumë se dyzet minuta, në shenjë proteste për dy viktimat që kanë humbur jetën brenda javës në fshatin Vragoli.

Viktima e fundit e komunikacionit në këtë fshat ishte një vajzë e re, e cila ka humbur jetën para dy nete, si pasojë e goditjeve të marra nga një veturë.

Ndryshe, në këtë pjesë janë krijuar kolona të gjata që po vazhdojnë edhe në këto momente./KosovaPress/