Aktuale

Protestë kundër Vuçiqit në Serbi

Mediat e pavarura të Serbisë kanë organizuar një protestë gjatë së enjtes, kundër asaj që ata e quajnë vrasja e shtypit serb nga ana e Aleksandar Vuçiç.

Mediat joqeveritare serbe, organizata që mbrojnë shoqërinë civile kanë bllokuar faqet e tyre të para dhe aty ka dalë një shënim, e bardha në të zezë. “Kjo është ajo që duket kur nuk ka shtyp të lirë”, është shkruar në slogane.

Disa gazeta kanë dalë sot me një fjongo të zezë, në formë proteste kundër asaj që ata e kanë quajtur represion.

“Stop ndërprerjes së fjalës së lirë në Serbi”, thuhej në njoftim. Organizatorët e protestës janë shprehur se qëllimi është që të dëshmohet se liria e medies në shtetin serb është duke vdekur.

Nisma është nxitur edhe nga mbyllja e një gazete të pavarur në Serbinë e Jugut dhe sulmet ndaj gazetarëve nga një parti politike në pushtet, shkruan “Ledger Enquirer”.

Mediet serbe janë shprehur se situata sa vjen edhe përkeqësohet, pavarësisht nga fakti se liderët politikë thonë se Serbia po shkon drejt BE-së. Aleksandar Vuçiç, kryeministri serb, një ish-nacionalist ekstrem kthyer tanimë në një reformator ka thënë se nuk është e vërtetë se ka shtypje të mediave në shtetin serb.

Gjithsesi, Vuçiç tha se ka punuar dhe punon për lirinë e medies në vendin e tij. Gazetat kryesore kanë dalë në shitje.