Mijëra protestues marshuan sot drejt ndërtesës së Parlamentit në Londër, duke i kërkuar Qeverisë së Britanisë së Madhe që ta tërheq ftesën për vizitën Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Protestuesit marshuan nga Ambasadës amerikane në Londër, deri te Parlamenti Britanik, ku mes brohoritjeve kishte edhe thirrje kundër kryeministres së vendit “Theresa May, turp të kesh”, e cila e ka ftuar Presidentin Trum për vizitë në Britani.
Pritet që parlamentarët britanikë gjatë këtij muaji të diskutojnë mbi planet e ftesës së Trumpit. Peticioni online me të cilën kërkohet që kryeministrja të tërheq ftesën për vizitën e Trumpit ka marrë mbështetje të fuqishme, por May insiston në atë se vizita e Presidentit amerikan është e mirëseardhur./KosovaPerss/