Aktuale

Protestë gjithëpopullore për lirinë e Haradinajt (LIVE)

Së shpejti fillon në Prishtinë protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng politik të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta po mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj./KosovaPress/