Pasi që Policia e Kosovës nuk i ka lejuar që të protestojnë para Ambasadës së Maqedonisë në lagjen “Arbëria”, protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Fillimisht, protestuesit kanë filluar protestën në shenjë kundërshtimi me vendimin e Gjykatës së Maqedonisë, ku lidhur me rastin “Kumanova”, të dyshuarit janë dënuar me 746 vjet burgim./KosovaPress/























