Dymbëdhjetë oficerë të policisë janë lënduar gjatë protestave të dhunshme që u shkaktuan pas vrasjes së një burri me ngjyrë nga ana e policisë në Charlotte të Kalifornisë Veriore.
Protestuesit i kanë shkatërruar makinat e policisë përreth një blloku banesash ku incidenti me të shtëna kishte ndodhur, raporton BBC, përcjell Express.
Një oficer është qëlluar me guri në fytyrë.
Ndërkohë, Keith Lamont Scott, 43-vjeç, u qëllua me armë zjarri dje në mëngjes nga një oficer me ngjyrë, dhe vdiq në spital nga plagët.
Policia ka thënë se ai po mbante armë dhe se kishte shkaktuar “kërcënim të drejtpërdrejt”, por të afërmit e tij kanë thënë për mediat lokale se ai nuk po mbante armë në dorë, por libër.
Protestuesit e zemëruar rreth incidentit i kanë bllokuar rrugët, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Trazirat filluan vetëm një ditë pasi policia në qytetin Tulsa, Oklahoma, tha se personi me ngjyrë që vranë të premten e kaluar, ishte i paarmatosur./Express/

