Aktuale

Protesta për dhe kundër Xhamisë së Madhe, përfshihet edhe Behgjet Pacolli

Kryetari i Alenacës Kosova e re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me protestën kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ai ka thënë, se Kosova duhet të vazhdojë të jetë shembull për tolerancën fetare, ashtu siç ka qenë deri më tani.

Pacolli, po ashtu është shprehur se nuk ka askush arsye të shqetësohet rreth ndërtimit të kësaj xhamie, sepse arkitektura e saj përfaqëson ndjenjat fetare të shumicës së shoqërisë kosovare që takon besimit Islam.

Ky është statusi i plotë:

Xhamija e Re,
Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.