Rajon & Botë

Protesta në Kashmir: 2 të vrarë, 25 të lënduar

Policia ka njoftuar se të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar pasi forcat qeveritare kanë hedhur gaz lotsjellës dhe janë përleshur me protestuesit që po kërkonin liri nga kontrolli i Indisë në Kashmir.

Në mesin e të vrarëve është një i ri, sipas policisë, përcjell Express.

Situata ka eskaluar kur policia dhe ushtarët paramilitarë tentuan t’i ndalnin protestuesit që të mos marshonin drejt një fshati në rrethinën Shopian.