Po vazhdon të mbahet protesta në Gjakovë, ku qytetarët janë duke protestuar, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.
Por, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.Mirëpo sipas tij ata as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë.
“Pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë, mirëpo as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë. Ne gjithsesi kemi ndërmarr masat gjatë protestës”, ka thënë Hasi për Kallxo.com.
Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.
Protestuesit kanë vendosur mbishkrime në dyert e objektit të kishës serbe me moton e protestës së tyre “Gjakova nuk harron!”.