Rajon & Botë

Protesta kundër korrupsionit dhe për lirinë e shtypit

Mijëra njerëz kanë protestuar sot në Budapest duke kërkuar luftimin e korrupsionit dhe ruajtjen e lirisë së shtypit në Hungari.

Demonstrata, që është organizuar nga shoqëria civile dhe disa parti opozitare, është mbajtur në rrugën “Liria e Shtypit”, lokacion tradicional për protesta.

Disa gazetarë kanë thënë për Asociated Press se qeveria e kryeministrit Viktor Orban është “ regjim komunist që nuk toleron asnjë kritikë kundër Qeverisë por as pyetje”.