Aktuale

Propozimi i ri, Basha i përgjigjet Ramës: Ja ku e ke zgjidhjen tonë!

Pak pas deklaratës së kryeministrit Rama, që njoftoi heqjen dorë nga negociatat dhe këshilloi PD-në ta gjejë gjuhën me SHBA dhe BE, vjen reagimi i kreut të demokratëve.

Sipas Bashës, deklarata e Ramës ishte hipokrizia e radhës. Ai theksoi se zgjidhja e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit te Komisionit të Venecias që është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga të gjitha palët.

Deklarata e Bashes, pas Rames 

Hipokrizi e mesdites. Rama nuk terhiqet nga bllokimi por gjen pretekste per ti ikur pergjegjesise dhe per tju fshehur Venecias. Nese vertete e do reformen ne drejtesi, zgjidhjen e ka gati, e ka ne tryeze.

Ja cfare roli i jep propozimi i PD nderkombetareve ne proces: “Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni.

Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare.

Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.”

Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita eshte teresisht sipas rekomandimit te Komisionit te Venecias qe eshte arbitri i vetem i kerkuar dhe i pranuar nga te gjitha palet.

Ky ishte reagimi i dyte i sotem i Bashes, pas një deklarate të mëparshme, qe pasoi oferten e djeshme të Rames. Në një deklaratë për mediat, Basha e quati ofertën e kryeministrit për “ta shkruar vetë PD reformën”, si një përjashtim të PS-së nga përgjegjësia.

Sipas Bashës, “Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze. Ta votojme, e shqiptareve dhe aleateve qe po kerkojne konsensusin tash sa kohe, tu japim lajmin e mire!”

Reagimi i Bashës

Reforma ne drejtesi nuk ka nevoje per deklarata elektorale. Kjo reforme kerkon gjithperfshirje te gjithe shqiptareve, te cdo faktori politik dhe opozites, e jo perjashtime sic ka bere deri tani dhe sic po vazhdon te beje Rama.

Eshte e veshtire ti besosh nje njeriu qe nje here thote Reforma e Drejtesise do te kaloje pa opoziten, pastaj kercenon se “do ta votoni me nje kembe”, pastaj tenton planin e blerjes se mandateve, pastaj plane te tjera B, C, D…e tani leshohet ne ekstremin tjeter: “shkruajeni vete si te doni ” duke perjashtuar Partine Socialiste nga pergjegjesia.

Me kete deklarate ai vetem sa fakton se asnjehere nuk e mori seriozisht reformen ne drejtesi por e trajtoi prej dites se pare si instrument pushteti, per larje llogarish dhe intriga politike.

Nuk kam pranuar qe ne fillim, dhe nuk do te pranoj as sot, as neser qe drejtesia te trajtohet si placke per te mbyllur pazare apo per te bere kalkulime per hir te karrikes.

PD dhe opozita eshte angazhuar me seriozitet qe diten e pare, duke kerkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qendruar fort ne parimet dhe rekomandimet e Venecias.

Sepse qellimi yne i vetem eshte nje reforme qe ti sherbeje shqiptareve dhe Shqiperise sot dhe ne dekadat qe vijne, dhe jo orekseve te dites, skemave, intrigave dhe kurtheve per pushtet.

Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze. Ta votojme, e shqiptareve dhe aleateve qe po kerkojne konsensusin tash sa kohe, tu japim lajmin e mire!