Aktuale

Propozimi i Nait Hasanit për shkurtimin e dënimeve nuk kalon

31 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar kundër amendamentit të propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, për shkurtimin e dënimeve me burg.

Ky propozim i Hasanit, i siguron çdo të dënuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë, mirëpo gjatë diskutimeve kishte ngjallur frikën e keqpërdorimit të tij në dobi të kriminelëve.

Për këtë nismë kishte reaguar edhe Amabasada e Amerikës dhe Britanisë në Kosovë.

Gjithashtu për mungesë të kuorumit nuk u votua në tërësi as projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.